×
  • Sport
  • Sport

    Dortmundi merr fitore të madhe në ndeshjen e parë ndaj Sevillës

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 23:10

    Dortmundi është me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Borussia mori fitore të madhe në udhëtim te Sevilla, duke triumfuar 3-2.


    Të parët në epërsi kaluan vendasit, Suso shënoi për 1-0 në minutën e shtatë.

    Mysafirët reaguan në minutën e 19’ me anë të Dahoud.

    Pak minuta më vonë, në atë të 27-të, shënoi Earling Haaland shënoi për 2-1.

    I njëjti shënoi edhe për rezultatin 3-1, në minutën e 43-të.

    Sevilla ngushtoi epërsinë në 2-3 me anë të De Jong, për ta lënë sado pak të hapur sfidën. Sfida e kthimit do të zhvillohet në Gjermani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!