×
  • Sport
  • Sport

    Dramë në “Anfield”, Liverpooli fiton në fund ndaj Tottenhamit

    Reporteri
    30 Prill 2023 | 19:34

    Liverpooli e ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Premierligë, për t’u ngjitur kështu në pozitën e pestë në tabelë.

    Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp triumfoi sonte në derbin ndaj Tottenham Hotspur, të vlefshëm për javën e 34-të, shkruan Gazeta Express.

    Ndeshja e zhvilluar në “Anfield” përfundoi me rezultatin 4:3.

    Curtis Jones (3’), Luis Diaz (6’), Mohamed Salah (15’ nga penalltia) dhe Diogo Jota (90+5’) shënuan për fitoren e “Të Kuqve”.

    Për londinezët realizuan Harry Kane (40’), Heung-min Son (77’) dhe Richarlison (90+3’).

    Liverpooli pas kësaj fitore ka 56 pikë dhe renditet i pesti në tabelë, me dy pikë më shumë se Tottenhami, që bie në pozitën e gjashtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!