×
  • Sport
  • Sport

    Dramë në Bullgari, nënkryetari i FFK-së ka pësuar sulm, ndodhet në gjendje të rëndë

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 21:42

    Ngjarje e rëndë ka ndodhur në tribuna para ndeshjes mes Bullgarisë dhe Kosovës.


    Nënkryetari serb i Federatës së Futbollit të Kosovës, Predrag Joviq, është alivanosur në tribuna.

    Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se ai ka pësuar sulm dhe në ndihmë i ka dalë Bekim Haxhiu (Kamishi) ish nënkryetar i FFK-së dhe mjek me profesion.

    Joviq është dërguar me urgjencë në njërin nga spitalet e Sofies, por që ende nuk dihet gjendja e tij.

    Joviq prej vitesh është nënkryetar i FFK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!