×
  • Sport
  • Sport

    Dramë në Lisbonë: Parisi e përmbysë Atalantan në fund dhe kualifikohet në gjysmëfinale

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 22:59

    PSG e ka mposhtur Atalantan me rezultat 2-1 dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve


    Paris Saint German e ka përmbysur Atalantan në mënyrë spektakolare duke i shënuar dy gola në fund të ndeshjes, shkruan Reporteri.net

    Mario Pasalic në minutën e 27-të kaloi Atalantan në epërsi, të cilën italianët arritën që ta mbanin vetëm deri në minutën e 90-të.

    Marquinhos në minutnë e 90-të barazoi rezultatin në 1-1, para se Choupo-Moting të shënonte golin e fitores në minutën e 93-të.

    Parisi në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes Atletico Madrid – Leipzig që zhvillohet nesër./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!