×
  • Sport
  • Sport

    Dramë në Superligë: Gjilani barazon në fund ndaj Ballkanit – Drita edhe zyrtarisht shpallet kampione

    Reporteri
    22 Korrik 2020 | 18:59

    Gjilani dhe Ballkani kanë luajtur baras 2-2 dhe ky rezultat tashmë e ka shpallur kampion Dritën


    Gjilani kaloi ne epërsi me anë të Kushtrim Shabanit që shënoi në minutën e 42-të, shkruan Reporteri.net

    Në pjesën e dytë suharekasit përmbysën rezultatin me dy gola të shënuar brenda dy minutave.

    Fillimisht Mirlind Daku e barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 73-të dhe më pas Jetmir Topalli në minutën e 75-të shënoi golin e firotres.

    Por, në minutat shtesë të lojës në skenë u shfaq Keita Razak që barazoi rezultatin në 2-2.

    Pas këtij barazimi Drita edhe zyrtarisht është kampione e Superligës së Kosovës me 68 pikë, Gjilani zë pozitën e dytë me 65 pikë, ndërkaq Ballkani është në vendin e tretë me 64 pikë kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar. /Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!