×
  • Sport
  • Sport

    Drejtori i Barcelonës nuk heq dorë nga Messi dhe sfidon Beckham: Edhe një “kërcim” të fundit

    Reporteri
    30 Nëntor 2022 | 17:34

    Lionel Messi dhe Barcelona mund të bashkohen sërish, për një sezon të fundit së bashkut dhe për t’i dhuruar lamtumirën e duhur sulmuesit i cili para dy sezoneve nuk u largua në mënurën ideale nga Camp Nou.

    Së fundmi, është drejtori sportiv i katalanasve, Jordi Cruyff ai i cili thekson se Barcelona dhe Messi do të duhet të ribashkohen sërish.

    “Barcelona dhe Messi duhet të jenë sërish bashkë, kjo është një ide e qartë. Nuk e di si mund të jenë rrethanat, ndoshta diçka e tillë do të ndodhë vetëm pasi Messi të tërhiqet nga futbolli. Por, e sigurt është se Barcelona dhe Messi kanë nevojë edhe për një “kërcim” të fundit për të marrë më të mirën nga secila palë”, u shpreh Cruyff.

    Nga ana tjetër, kujtojmë se Messi në ditët e fundit ka përfunduar në qendër të merkatos teksa klubi i MLS, Inter Miami që është në pronësinë e David Beckham mbetet një nga më të interesuarit për shërbimet e “pleshtit”. Kontrata e Messit me PSG përfundon në fundin e sezonit aktual, teksa edhe parisienët pretendojnë ta bindin të qëndrojë 35-vjeçarin për të paktën një tjetër sezon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!