×
  • Sport
  • Sport

    Drejtori i Interit, Marotta flet për mundësinë e transferimit të Messit

    Reporteri
    25 Korrik 2020 | 20:12

    Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka folur rreth thashethemeve të fundit që po e lidhin klubin italian me një transferim të yllit të Barcelonës, Lionel Messi.


    Emri i kapitenit të Barcelonës ka qenë shumë i përfolur ditëve të fundit për një largim të tij nga Camp Nou.

    Ai është lidhur me një transferim të Serie A te skuadra e Interit, pasi raportohej se babai i tij ka blerë një shtëpi në Milano.

    Megjithatë, zërat për një transferim të Messit në Giuseppe Meazza janë mohuar tashmë nga drejtuesit e Nerazzurrëve.

    Është drejtori i përgjithshëm i Interit, Marotta, i cili këto zëra i ka cilësuar si fantazi e futbollit.

    “Është fantazi e futbollit”, u përgjigj fillimisht Marotta për Sky Sport Italia.

    “Ai sigurisht nuk është një nga objektivat tona dhe unë mendoj se është i interesuar të vazhdojë karrierën futbollistike në Barcelona”, përfundoi italiani. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!