×
  • Sport
  • Sport

    Drejtori i Interit thyen heshtjen, flet për të ardhmen e Lautaro

    Reporteri
    07 Maj 2020 | 15:49

    Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta ka folur për të ardhmen e Lautaron Martinez.


    Sulmuesi argjentinas i Interit, Lautaro Martinez, është shënjestruar nga Barcelona dhe mund të largohet për 111 milion euro këtë verë.

    Zikaltërit insistojnë që të marrin sa më shumë para në këtë marrëveshje, pavarësisht se klubi spanjoll dëshiron të përfshijë dy lojtarë në negociata.

    Megjithatë, Marotta ia lë fajin pandemisë dhe thotë se meqë gjithçka ka ndaluar, nuk ka ndonjë gjë të re rreth kësaj teme.

    “Gjithçka është ndalur, tani për tani nuk ka asnjë lajm”, tha shkurt ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!