Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina nesër në orët e hershme të mengjesit pritet ta marr rrugën për Gjibraltar.
‘Kryeqytetasit’ me 18 gusht do ta zhvillojnë ndeshjen e vlefshme për rundin parakualifikues të Ligës së Evropës, ku do të përballen me Lincoln Red Imps.
Ekipi ‘bardhekaltër’ kanë bërë testimin për COVID-19 dhe për fat të mirë të gjithë kanë rezultuar negativ. Por interesante është fakti i drejtorit sportiv të klubit, Granit Begolli ku në testin që ka bërë dje ka rezultuar negativ, ndërsa në ritestim që ka bërë sot ka rezultuar pozitiv.
Begolli këtë e ka bërë të ditur në llogarinë e tij ku ka shkruar se nuk do të udhëtoj me skuadrën në Gjibraltar, shkruan GazetaSheshi.
“Dje gjatë ditës me gjithë stafin e Fc Prishtina jemi testuar për Covid-19, ku rezultova negativ. Sot për qudi në ritestim rezultova pozitiv dhe më është ndaluar të udhëtoj me ekipin për ndeshjen që kemi në udhëtim në Gjibraltar.
Për siguri sot gjatë ditës kam bërë poashtu edhe një test serologjik dhe kam dal negativ dhe kam krijuar antitrupa.
Edhe pse gjatë ditës jam testu dy herë dhe në njërin test kam dal pozitiv e tjetrin negativ, unë jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë simptom, nesër nuk do te udhëtoj me skuadrën për Gjibraltar, por shpresoj shumë që skuadra të arrij objektivin dhe të kthehet në Prishtinë me rezultat pozitiv. Forca Prishtina”, ka shkruar Granit Begolli.