×
  • Sport
  • Sport

    Drejtori sportiv i Leverkusenit flet për transferimin e mundshëm të Milot Rashicës

    Reporteri
    11 Dhjetor 2020 | 14:55

    Milot Rashica ishte pranë një transferimi te Bayer Leverkusen në afatin kalimtar të verës, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe kosovari vazhdon të jetë pjesë e Werder Bremen


    Simon Rolfes, drejtori sportiv i Leverkusenit ka thënë se Rashica momentalisht nuk është temë diskutimi te klubi njohur gjerman, shkruan Reporteri.net

    “Jo, Milot Rashica është lojtar i Werder Bremenit dhe ai nuk është temë diskutimi për Bayer Leverkusenin momentalisht” ka thënë drejtori sportiv i klubit gjerman, Simon Rolfes.

    Miloti gjatë verës u kërkua nga shumë ekipe, në mesin e tyre edhe nga Leverkuseni, por transferimi i tij nuk ndodhi.

    Tani ylli kosovar po vuan edhe nga një lëndim, i cili do ta lë atë jashtë fushave deri në fund të janarit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!