Milot Rashica nuk do të mund t’i ndihmojë Kosovës për ndeshjet e nëntorit
Kosova në nëntor luan me Shqipërinë, Slloveninë dhe Moldavinë, shkruan Reporteri.net
Rashica nuk është lejuar nga klubi i tij që të vjen te Kosova për këto ndeshje.
Werderi ka vendosur që të mos e lejojë asnjë futbollistë që t’i bashkohet ekipeve kombëtare shkaku i pandemisë së Koronavirusit.
“Të luajturit me ekipet kombëtare i ndihmon lojtarët të rrisin vlerën e tyre në merkato. Qëndrimi i tyre këtu është diçka e mirë për ne sepse mund të punojmë në krijimin e skemave të reja. Në një tjetër situatë do donim t’i linim të gjithë. Thirrjen në kombëtare unë e konsideroj si një çmim për punën tonë,” ka thënë Baumann.
“Arsyeja pse lojtarët i mbajtëm në klub lidhet vetëm me shëndetin e tyre dhe jo sepse duam të stërvitemi të gjithë. Kishte shumë fjalë në lidhje me vendimin tonë, që nuk i kaluam lehtë. Nuk duam të na infektohen lojtarët. E dimë rëndësinë e kombëtareve për lojtarët,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.