×
  • Sport
  • Sport

    Drejtori sportiv i Werderit tregon pse nuk po ndodhë transferimi i Rashicës te Leipzigu

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 11:48

    Milot Rashica vazhdon të jetë pjesë e Werder Bremenit


    Ylli kosovar ka shumë oferta në tavolinë, por ai ka arritur një marrëveshje personale me Leipzigun, shkruan Reporteri.net

    Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann, i cili ka thënë se transferimi i Rashicës te Leipzigu nuk po ndodhë pasi s’ka marrëveshje mes klubeve.

    “Për shkak të Ligës së Kampionëve dhe mënyrës se si ata luajnë, Leipzig do të ishte skuadra më e mirë për Rashicën, por nuk ka kuptim që Miloti të pres më shumë,” ka thënë Baumann.

    “Marrëveshja mes klubeve mungon dhe për atë them se nuk ka kuptim që ai të pres më shumë. Ne nuk duam të heqim dorë nga kërkesat tona prej 25 milionë eurove,”.

    Kutjojm që Leipzig ka ofruar 15 milionë euro plus 3 tjera në formë të bonuseve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!