×
  • Sport
  • Sport

    Drejtuesit e FFK-së pritën përfaqësuesit e KFOR-it britanik

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 12:51

    Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë pritur sot përfaqësuesit e KFOR-it nga kontingjenti britanik.


    Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin dy palësh dhe për projekte të përbashkëta në të ardhmen, me qëllim të përmirësimit të kushteve për rininë në Kosovë, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Presidenti Ademi falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për vizitën, teksa shpalosi të arriturat e Kosovës në futboll, por edhe punën që bën federata në ofrimin e kushteve për zhvillim të futbollit për të gjitha komunitetet dhe për të gjitha kategoritë.

    Nga ana tjetër, përfaqësuesit e KFOR-it britanik u shprehën falënderues ndaj drejtuesve të FFK-së për pritjen dhe gatishmërinë e tyre për bashkëpunim në sfera të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!