Mediumi i famshëm “Daily Mail” ka raportuar se ky mund të jetë sezoni i fundit i Cristiano Ronaldo tek Manchester United, përcjell Reporteri.net.
Siç raporton Daily Mail, në Manchester United besojnë se Cristiano Ronaldo duhet të lëvizë gjatë verës.
Portugezi, i cili u ribashkua me Djajtë e Kuq nga Juventusi verën e kaluar, është golashënuesi më i mirë i United këtë sezon me 12 gola në Premier League, por shpesh është kritikuar për mungesën e presionit dhe shkallës së punës, gjë që ka kontribuar në betejat e United.
Sipas mediumeve në Angli, disa anëtarë të bordit në Old Trafford kanë vendosur që largimi i Ronaldos do të ishte më i miri, ku do të përfitonte skuadra, duke marrur kështu edhe Erik ten Hag si trajner, ku ky i fundit me siguri nuk do të dëshironte një sulmues lider në qendër i cili është 37 vjeçar.
Në Ajax, skuadra e Ten Hag është e njohur për dinamizmin dhe futbollin presion të lartë, një stil që do të ishte i vështirë për t’u prodhuar me një 37-vjeçar në qëndër të sulmit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.