Feronikeli e ka fituar ndeshjen e vitit ndaj Prishtinës dhe kësisoj është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2018/19.
Padyshim, sot ishte një nga përformancat më të dobëta të skuadrës së Mirel Josës, pasi nuk bën asnjë goditje në portë për 90 minuta.
Dominimi i takoi vendasve, që rrezikuan me Mendurim Hotin në minutën e 24-të pas gabimit të portierit Visar Bekaj.
Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën trajneri i Prishtinës reagoi me dy zëvendësime të shpejta, që nuk sollën asgjë.
Kur i duhej goli më së shumti Prishtinës, Ylli Hoxha (73’) me një goditje krosim i dha epërsinë dhe qetësinë skuadrës së tij.
Deri në fund, Prishtina u përpoq me gjitha forcat që së paku të shënonte një gol por ishte e pamundur dhe tashmë për të dytin vit radhazi dështon ta fitojë titullin në ndeshjen e fundit.
Ky ishte titulli i tretë në historinë e Feronikelit, të cilët sezonin e ardhshëm do luajnë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Ndërkohë, KEK-u dhe Liria nga sezoni i ardhshëm do garojnë në Ligën e Parë, kurse Gjilani dhe Trepça ’89 do luajnë në barazh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.