×
  • Sport
  • Sport

    Drenica fiton derbin lokal ndaj Feronikelit

    Reporteri
    10 Nëntor 2020 | 16:41

    Drenica ka arkëtuar pikë të plota (1-0) në sfidën ndaj Feronikelit që u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.


    Ndeshja e vlefshme për xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll i vuri përballë dy rivalët lokal, ndërsa fituesi u vendos me një gol.

    Gjysma e parë nuk prodhoi gola, kurse gjithçka u vendos kur po zhvillohej minuta e fundit e kohës shtesë.

    Në përpjekje që ta largonte topin, Argjend Malaj gaboi dhe e dërgoi në rrjetë (90’).

    Falë këtij triumfi, Drenica është në vend të katërt në tabelë me 18 pikë, kurse Feronikeli është i shtati me 12 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!