Në ndeshjen e superligës së Kosovës, Drenica – Trepça ‘89, sot është parë një pankartë në të cilën shkruhet “HASHIM THAÇI & KADRI VESELI, DRENICA DHE PDK-JA GJITHMONË ME JUVE”.
Kjo përkrahje ndaj presidentit Thaçi e kreut të PDK-së, Veseli, vjen pas dorëzimit të aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shkruan Reporteri.net.
Thaçi ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër tij, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.