×
  • Sport
  • Sport

    Drilon Hajrizi “MVP” i xhiros së parë në Superligë

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 11:45

    Peja fitoi derbin ndaj rivalit të vjetër Sigal Prishtinës 107:86, derisa kapiteni Drilon Hajrizi kontribuoi me 24 pikë, 11 kërcime dhe pesë asistime, njofton FBK.


    Hajrizi ishte një nga lojtarët më të dalluar të verdhezinjëve edicionin e kaluar, duke fituar Kupën e Kosovës në basketboll, derisa ka qenë edhe një nga lojtarët kyç në Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll, në fitoret ndaj Islandës dhe Luksemburgut.

    Driloni është një nga basketbollistët më me përvojë në Kosovë, ku ka luajtur për Trepçën, Sigal Prishtinën, Bashkimin dhe Pejën apo katërshen e madhe të basketbollit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!