×
  • Sport
  • Sport

    Drita e madhe në finale, Shabani dhe Namani e mposhtin Interin

    Reporteri
    08 Gusht 2020 | 21:26

    Drita ka shënuar fitore të madhe ndaj Inter Escaldes me rezultat 2-1


    Kampionia e Kosovës ka fituar ndeshjen e parë të rundit parakualifikues në Ligën e Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    Drita e ka mposhtur skuadrën nga Andora, Inter Escaldes me rezultat 2-1.

    Golat për Dritën u shënuan nga Xhevdet Shabani dhe Hamdi Namani, derisa për Interin realizoi Emili Garcia.

    Pas kësaj fitore, Drita tani më 11 gusht do të luajë në finalen e rundit parakualifikues me Linfield.

    Në rast të fitores në këtë ndeshja, atëherë skuadra nga Gjilani do të jetë pjesë e rundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!