Drita shkroi sonte historinë me Kosovën pasi që mposhti Sileksin në Shkup të Maqedonisë.
E pas fitores atje, klubi i Dritës ka postuar në rrjetet sociale një video ku shihet duke festuar ekipi kosovar gjersa ata kthehen në Kosovë.
“Ne jemi Intelektualët”, ka qenë kënga që ka kënduar Drita derisa poshtë ata kanë shkruar: “Festa vazhdon rrugës për Kosovë”.
Kujtojmë se Drita mposhti me rezultat 0-2 Sileksin, kampionin e Maqedonisë për të avancuar në fazën e tretë të eliminimit direkt të Europa Ligës.
Të enjten e ardhshme Dritën e pret një punë shumë e vështirë, pasi që në këtë raund ata do të përballen me kampionin e Polonisë, Legia Varshavën.
Megjithatë, ky është një test i mirë i Dritës, ku këtë vikend ata do të fillojnë të luajnë edhe në ndeshjet e Superligës së Kosovës ku do të luan kundër Llapit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.