Kampionia e Kosovës pritet që të luajë në ndeshjen e parë në Europa Ligë për këtë sezon kundër kampionit të Maqedonisë, Sileks.
Drita ishte eliminuar në tavolinë kundër Linfieldit pasi që një lojtar i saj kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 në Ligën e kampionëve.
Ndeshja ndërmjet dy kampionëve të dy shteteve të Ballkanit Perëndimorë pritet që të luhet në Shkup.
Me anë të një komunikate për shtyp që e ka botuar në Facebook, KF Drita ka treguar se ka përfunduar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Sileks.
“Nen masa te rrepta për zbatimin e protokollit anti Covid, klubi jonë e ka zhvilluar seancën e fundit stervitore. Ekipi me të arritur në stadium i është nënshtruar matjes se temperaturës dhe paraqitje se dëshmisë se testit negativ nga SynLab për t’u futur me pas në stadium. Gjithçka ka shkuar mirë dhe më shumë korrëktesi nga ana e stafit punonjës ëe stadiumit”, shkruan në këtë komunikatë.
“Ekipi ka stërvitur i kompletuar në përjashtim të Festim Alidemës i cili sipas të gjitha gjasave do të mungojë në ndeshjen e nesërme për shkak të lëndimit të marre në ndeshjen miqësore me Skënderbeun në Durrës”.
Ndeshja do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00 pa praninë e shikuesve për shkak të situatës me Covid19.
https://www.facebook.com/dritafcofficial/posts/1209972539387242
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.