×
  • Sport
  • Sport

    Driton Kuka: Do t’i fitojmë edhe dy medalje që t’i bëjmë pesë, sa rrathët olimpikë

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 21:16

    Trajneri Driton Kuka ka falënderuar Majlinda Kelmendin pasi ka thënë se ajo është e para që ka fituar medaljen e artë dhe ka bërë të njihet Republika e Kosovës.


    Ai ka thënë se pret t’i fitojnë edhe dy medalje të arta që të komplejtojnë 5 rrathët olimpik.

    “Dua të falënderoj në radhë të parë heroinën tonë Majlindën që i ka pri këtij ekipi, sepse në vitin 2016 ajo e nisi në mënyrë brilante dhe krejt bota u ngrit në këmbë qysh një Kosovë e vogël me prodhu një kampione olimpike. Tash i kemi tri”.

    “Sinqerisht në gjithë këto urime dhe gëzim tonin që e kemi pasë për këto rezultate të arritura një koment më ka mbetur në kujtesë, sepse e kemi bërë një foto të pesë rrathët olimpikë dhe e kanë shkruar që duhet me i fitu edhe dy medalje. Unë si trajner po besoj që do t’i fitojmë edhe këto dy medalje që të bëhen pesë – aq sa janë rrathët olimpikë – në mënyrë që pas meje të vijë Majlinda, Akili dhe të tjerët në sportin e xhudos. Presim edhe jam i sigurt se edhe sportet e tjera së shpejti do të arrijnë ku kanë arritur xhudistët”.

    Kuka ndërkaq ka falënderuar presideten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për pritjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!