×
  • Sport
  • Sport

    Driton Kuka: Loja e Kosovës ishte e dobët, por duhet t’i mbështesim

    Reporteri
    07 Shtator 2024 | 9:15

    Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka bërë një postim në rrjetin social në Facebook pasi mbrëmë humbi Kosova nga Rumani me rezultat 0-3.

    Kuka ka thënë se loja e Kosovës ishte e dobët, dhe se Rumania kishte nivel tjetër të ekipit në raport me mundësitë e ekipit tonë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Për një ditë të mirë …

    Sportin merreni me sportivitet!

    Rumania realisht aq sa unë e pash kishte nivel tjetër të ekipit në raport me futbollistët tanë.

    Fituan me meritë.

    Ne si popull e dojmë sportin e sidomos futbollin por të jemi real me mundësitë e ekipit!

    Loja e ekipit tonë ishte e dobët ska fjalë,skuptoj shumë në pjesën e strategjisë e taktikës në futboll por mbramë diçka shkoj huq.

    Sportistët tanë e ekipi në përgjithësi duhet përkrah kur janë në ditë të keqe e jo ndryshe!

    Ti përkrahim edhe më shumë në sfidat e ardhshme 🇽🇰🇦🇱

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!