Talenti i Liverpool, Elliott, ka zbuluar se cilat janë synimet e tij.
Elliott, pas disa paraqitjeve të mira me Fulham gjatë sezonit të kaluar, siguroi një kalim te Liverpool, duke bërë bujë si një nga lojtarët më premtues në Angli.
Aktualisht 17 vjeçar, Harvey Elliott synon që të ketë një karrierë të gjatë me ‘Reds’, dhe të bëhet një legjendë e klubit, njësoj sikur Steven Gerrard.
“Dua të fitojë gjithçka me këtë skuadër”, ka thënë Elliott, i pyetur për synimet e tij.
“Punojë shumë që të bëhem sikur Steven Gerrard, të konsiderohem një legjendë në këtë klub”, ka shtuar tutje ai.
Në total, 17 vjeçari ka shtatë paraqitje me skuadrën e Liverpool në sezonin 2019/20.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.