×
  • Sport
  • Sport / Sport

    Duka i bindur: Fitojmë ndaj Çekisë, e meritojmë një vend në Evropian

    Reporteri
    08 Tetor 2023 | 10:29

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” në televizionin në “Top Channel” ku komentoi disa nga çështjet më të diskutuara të momentit, duke nisur nga zgjedhja e tij si Zv.President i UEFA-s e për të vijuar me synimet në kualifikueset e Euro 2024.

    Gjithashtu, Presidenti Duka ka folur për kryesisht për kombëtaren, marrëdhëniet me trajnerin kuqezi apo me drejtuesit e UEFA-s, interesimin e madh të shqiptarëve për ndeshjen me Çekinë, shanset për t’u kualifikuar në “Euro 2024”, por edhe infrastrukturën, kampionatin shqiptar dhe momentet më të bukura në karrierën e tij.

    Presindeti DUka ka folur edhe për ndeshjen me Çekinë.

    “Është një nga ndeshjet më të rëndësishme, pasi Çekia ka një formë dhe gjendje të mirë. Ka pasur edhe paraqitje të mira në kualifikuese dhe për pozicionin që ka në renditje, pasi ndodhet në vendin e dytë pas Shqipërisë. Për ne është akoma shumë e rëndësishme, pasi nëse marrim një rezultat pozitiv me Çekinë pothuajse arrijmë në ‘Euro Gjermani 2024’. Është le të themi një kryqëzim shumë i rëndësishëm për të marrë rrugën për në Gjermani, por nuk është kryqëzim fatal për ne, për çekët po”.

    “Në fakt kemi bërë shumë mirë, ekipi ka bërë shumë mirë, çdo gjë është bërë mirë deri në këtë moment dhe jemi në vendin e parë. Kemi hedhur një hap të rëndësishëm, por që të arrijmë objektivin duhet t’i bëjmë akoma më mirë këto tre ndeshjet e mbetura. Nuk mund të mendojmë që kemi shkuar në Europian pa mbyllur ndeshjet. Ndjesia ime është që do të arrijmë kualifikimin dhe meritojmë të kualifikohemi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!