×
  • Sport
  • Sport

    Dy asiste brenda dy minutave, kjo është nota e Xherdan Shaqirit

    Reporteri
    08 Janar 2021 | 23:58

    Liverpooli mposhti 1:4 Aston Villën dhe siguroi kështu plasmanin në 1/16 e finales së FA Cup. Ndonëse hasi në vështirësi në pjesën e parë, Liverpooli u “zhbllokua” në të dytën.


    Pas një mungese të gjatë, Xherdan Shaqiri u inkuadrua në lojë për Liverpoolin në minutën e 61-të, për të bërë menjëherë dy asistime, shkruan Gazeta Express.

    Fillimisht në minutën e 63-të asistoi për Manen, kurse pas dy minutave asistoi edhe për Salahun.

    Për gjysmë ore sa luajti, Shaqiri nga “Whoscored” u vlerësua me notën 7.65. Lojtari i ndeshjes ishte Mane me notë 9.08.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!