×
  • Sport
  • Sport

    Dy ditë pasi e bëri punën bërllok me tifozët e Arsenalit, Granit Xhaka reagon për herë të parë

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 18:08

    Granit Xhaka e ka ndryshuar fotografinë e llogarisë personale në Instagram – ku shihej në fanellën e Arsenalit me shiritin e kapitenit në dorë – dhe e ka vendosur një fotografi tjetër ku shihet në fanellën e Kombëtares së Zvicrës.


    Kapiteni shqiptar i Arsenalit u fishkëllye nga tifozët e vet teksa doli nga fusha pasi u zëvendësua në barazimin e klubit londinez 2:2 me Crystal Palace.

    Kjo e nxiti Xhakën të reagojë më zemërimin ndaj tifozëve, duke ia hedhur shiritin e kapitenit bashkëlojtarit të vet Pierre-Emerick Aubameyang, para se t’i shante tifozët e vet.

    Mesfushori shqiptar e vazhdoi tërbimin dhe e hoqi fanellën para se të futej në tunel rrugës për në zhveshtore.

    Xhaka thuhet ta ketë refuzuar kërkesën e klubit për të kërkuar falje. Sot në një konferencë për media, trajneri i tij Unai Emery tha se shqiptari është i trishtuar dhe shkatërruar nga ajo çfarë ndodhi.

    Emery konfirmoi, po ashtu, se Xhaka do të mungojë në ndeshjen e rundit të katërt të Carabao Cup kundër Liverpoolit.

    Reagimi i parë i Xhakës që nga incidenti i së dielës, megjithatë, vjen në rrjetet sociale. Ai e ka ndryshuar fotografinë e profilit në Instagram.

    Fotoja e profilit të Xhakës para se të ndryshohej të martën:

    Fotoja e profilit të Xhakës pasi u ndryshua të martën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!