Bota po vuan nga pandemia COVID-19, derisa dy fy futbollsitë të Kosovës kishin planifikuar që të martohen gjatë kësaj vere
Bëhet fjalë për Arbër Zenelin dhe Fidan Alitin, të cilët ishin të gatshëm që t’i jepnin fund beqarisë gjatë kësa vere, shkruan Reporteri.net
Por, shkaku i pandemisë ku janë të ndaluar grumbullimet, që të dy mund të ndodhë që do t’i shtynë dasmat për vitin tjetër.
Zeneli dhe Aliti gjatë lidhjeve direkte me gazetarin e Telegrafit, Romak Zeqirin, kanë bërë të ditur se dasmat e tyre tani varen nga rrjedha e pandemisë.
Në rast se do të vazhdojë kjo gjendje, që të dy kanë paralajmëruar se dasmat e tyre do t’i shtyjnë për vitin e ardhshëm. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.