Liverpooli dhe Aston Villa janë të interesuar për shërbimet e Milot Rashicës
Ylli kosovar po shkëlqen te Werderi, ani pse skuadra e tij gjendet në një pozitë aspak të lakmueshme në tabelë, ku rrezikon edhe rënien nga Bundesliga, shkruan Reporteri.net
Miloti deri tani ka realizuar 64 paraqitje me Werderin ku ka shënuar 23 gola dhe ka dhënë 11 asiste.
View this post on Instagram
Tough times… Take care everyone! I hope you and your loved ones are all fine ??
A post shared by MILOT RASHICA (@milotrashica7) on
Për të interesim kanë shfaqur shumë klube evropiane, në mesin e tyre edhe Liverpooli dhe Aston Villa.
Prestigjiozja britanike, ‘Mirror’ duke cituar ‘Gazeta Blic’ ka shkruar edhe për çmimin e Milotit, ku është bazuar në intervistën e fundit që ka dhënë agjenti i vushtrriasit, Altin Lala.
Sipas Lalës, cilido klub që e dëshiron Milot Rashicën nga jashtë Gjermania duhet të paguajë 38 milionë euro.
“Askush nuk e di të ardhmen e Rashicës në këtë moment. Si fillim do të shikojmë si do përfundojë kampionati. Klubet kanë humbje të mëdha financiare,” ka thënë Lala.
“Nëse Rashica transferohet në ndonjë klub italian, anglez, spanjoll apo francez, atëherë kushton 38 milionë euro,”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.