×
  • Sport
  • Sport

    Dy klube të njohura evropiane nisin luftën për Luanin e Kosovës

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 10:27

    Tottenham Hotspur dhe Lazio janë dy skuadrat që pritet të bëjnë ofertë zyrtare për Vedat Muriqin në afatin kalimtar të janarit


    Vedat Muriqi vazhdoi shkëlqimin me fanellën e Kosovës ku shënoi edhe ndaj Malit të Zi në fitoren 2-0, shkruan Reporteri.net

    Tani në mediat angleze dhe italiane raportohet se skautët e Tottenhamit dhe Lazios janë ndarë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit prizrenas.

    Të dy këto klube pritet të bëjnë ofertë zyrtare për Muriqin në afatin kalimtar të janarit.

    Ndryshe, Fenerbahce, klubi aktual i 25 vjeçarit ka thënë se nuk e kanë ndërmend të shesin prizrenasin, të cilin e transferuan vetëm disa muaj më parë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!