×
  • Sport
  • Sport

    “Dy koka derri para derës së shtëpisë”, kërcënohet presidenti i klubit të Serie A

    Reporteri
    12 Korrik 2022 | 15:49

    Mesazhe kërcënuese janë përhapur për avokatin Saverio Damiani, i cili mban edhe postin e presidentit të klubit të Lecces në Serinë A.

    Një kokë derri në shtëpinë e tij dhe një tjetër në derën e zyrës së studios ligjore, si një një shënim kërcënues, kanë tronditur jo pak drejtuesin e klubit jugor.

    Sipas SuperSport menjëherë është njoftuar policia e Lecces, që po merret me rastin, teksa raportohet se kokat e derrit ishin ende të gjakosura e të sapo-therura, ndërsa përmbajtja e letrës kërcënuese nuk është bërë e ditur ende.

    Klubi i Lecces siguroi ngjitjen në Serinë A sezonin që kaloi dhe do të bëjë debutimin pikërisht në shtëpi, përballë nën-kampionëve të Italisë, Interit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!