×
  • Sport
  • Sport

    Dy lojtarë pozitiv me Koronavirus te gjiganti turk

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 13:55

    Një nga ekipet kryesore të futbollit në Turqi, Besiktas, ka njoftuar se dy prej lojtarëve të tyre kanë testuar pozitivisht për koronavirus.


    Kjo ka ndodhur pas testimeve ditën e mërkurë, por emrat e tyre nuk janë zbuluar, derisa shëndeti i lojtarëve po monitorohet.

    “Të gjithë lojtarët, personeli teknik dhe punonjësit e klubit janë testuar të mërkurën, më 24 qershor. Dy futbollistë u testuan pozitivë për COVID-19”, tha ekipi turk në një deklaratë.

    Mediet turke raportojnë se këto rezultate te Besiktas, mund të bëjnë që ndeshja e paraparë të zhvillohet sot mes Besiktas dhe Konyasport, të shtyhet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!