×
  • Sport
  • Sport

    Dy raste pozitive me COVID-19 te Atletico Madridi

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 9:32

    Dy anëtarë të Atletico Madridit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 të dielën.


    Anëtarët ishin pjesë e delegacionit të Atleticos që ishte paraparë të nisej për Lisbonë të hënën, ku do të luhet faza finale e Ligës së Kampionëve. Dy personat janë në vetëizolim.

    “Të shtunën gjithë anëtarëat e skuadrës së parë dhe stafit që pritej të udhëtonte në Lisbonë i janë nënshtruar testimit PCR, siç kërkohet me protokolle të UEFA-s. Rezultatet janë bërë të ditura sot, ku dy kanë rezultuar pozitivë dhe janë izoluar në shtëpitë e tyre. Menjëherë janë informuar autoritetet shëndetësore spanjolle e portugese, UEFA, Federata e Futbollit të Spanjës, Federata e Futbollit të Portugalisë dhe Këshilli i Lartë Sportiv. Janë aktivizuar protokollet që kërkohen për ngjarje të tilla, ku duhet testime të reja PCR për skuadrën e parë dhe anëtarët e ekspeditës për në Lisbonë dhe po ashtu kontakteve të afërta të rasteve pozitive”, është njoftuar nga Atletico.

    Atletico Madridi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të përballet më 13 gusht me RB Leipzigun. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!