×
  • Sport
  • Sport

    Dy skuadra zvicerane kërkojnë futbollistin e Gjilanit

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 12:20

    Njëri nga futbollistët më të dalluar të Gjilanit po kërkohet nga Cyrih dhe Xamax


    FC Cyrihu dhe FC Xamax kanë shprehur interesimin për Keita Aziz, meshfushor defenziv në klubin e Gjilanit. Sipas burimeve nga mediumi ‘albinfo’.

    Gjiani kishte arritur një marrëveshje vitin e kaluar me dy futbollistët Keita Aziz dhe Keita Raza.

    Transferin e dy vëllezërve 23 vjeçarë nga Bregu i Fildishtë e kishte mundësuar Sport Entertainment Management në Cyrih, të cilën e menaxhojnë Paja Sopi dhe Lassana Coulibaly.

    Ata ishin marrë vesh të përfaqësojnë skuadrën e Gjilanit deri në qershor të vitit 2021.

    Aziz ka qenë njëri nga futbollistët më të dalluar të Gjilanit, duke e ndihmuar skuadrën që për herë të parë të luajë në garat evropiane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!