×
  • Sport
  • Sport

    Dy yjet e Manchester City pozitivë me coronavirus në prag të fillimit të Premierligës

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 12:05

    Lojtarët e Manchester City, Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte, kanë dalë pozitivë në testet e tyre për koronavirus, njofton klubi i Premierligës.


    Në një komunikatë për media, City njoftoi se sulmuesi egjiptian dhe mbrojtësi francez janë vetizoluar larg pjesës tjetër të skuadrës, pasi u kuptua se janë infektuar me Covid-19, transmeton Gazeta Express.

    “Manchester City konfirmon se Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte kanë dalë pozitivë me Covid-19”, thuhet në njoftimin e të kaltërve.

    “Të dy lojtarët janë vetizoluar në përputhje me protokollin e Premierligës dhe qeverisë britanike. Asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur simptoma të virusit”, thuhet tutje në njoftim.

    Sezoni i ri në Premierligë nis këtë fundjavë, por Mahrez dhe Laporte mund të luajnë në ndeshjen e parë të City këtë sezon, për shkak se skuadra e Pep Guardiolës do ta zhvillojë ndeshjen e parë më 21 shtator kundër Wolves.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!