Sulmuesi i Juventusit, Dybala që ditë më parë e konfirmoi që ishte i prekur me koronavirus, tashmë thotë se po shkon drejt përmirësimit total.
Argjentinasi ka treguar në detajet se si ishin ditët e para me këtë virusi, dhe si ia doli ai të shëhrohet, shkruan Reporteri.net.
“Jam mirë, shumë më mirë pas disa simptomave të forta që kam pasur nja dy ditë më parë – tani nuk kam simptoma”, tha Dybala.
“Unë mund të lëviz më mirë duke ecur dhe duke u përpjekur të stërvitem”.
“Kur provova disa ditë më parë më mungonte ajri dhe pas pesë minutash isha i lodhur për vdekje, trupi im kishte rëndim të madh dhe muskujt e mi lënduan. Tani Oriana dhe unë jemi mirë”.
Kujtomë se shkaku i koronavirusit, në Itali dhe kampionatet tjera të futbollit në botë kanë pezulluar aktivitetine tyre deri në njoftimin e radhës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.