×
  • Sport
  • Sport

    Dyshime për trukim: Konfirmohet nisja e hetimeve nga prokuroria për ndeshjen e Superligës së Kosovës

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 16:41

    Fitorja e djeshme e Trepçës 89 ndaj Llapit me rezultatin 5:4, ka sjell në skenë edhe një herë dyshime për ndonjë trukim të mundshëm.


    Për këtë duel, tashmë është njoftuar edhe Këshilli për Parandalim të Dhunës dhe Dukurive negative në Sport.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazeta “Olle” kryetari i këtij këshilli, Besim Kelmendi.

    “Ne i kemi përcjell gjitha ndeshjet dhe i kemi marr informatat edhe për ndeshjen e fundit, Trepça 89 – Llapi, nga disa informata që i kemi marr i kemi shpërnda për prokurorin kompetent dhe po presim të verifikohen dhe në rast se ka diçka do të fillojnë hetimet normale me shkuarjen në procedurë penale”, tha Kelmendi.

    Ky i fundit tutje tha se kanë disa burime dhe informata që tashmë veçse janë duke i verifikuar për ndeshjen në fjalë, ku më pas presin të fillojnë me hetimet.

    Për duelin në fjalë, skuadra vendase e Trepçës së fundi ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tyre zyrtare.

    89-shi, ka postuar edhe protokolin e ndeshjes ku pretendon se golat nuk janë shënuar në minutat 92′ dhe 98′, gola këta të fitores, porse golat janë shënuar më herët.

    Fotografia e KF Trepça '89 FCFotografia e KF Trepça '89 FCFotografia e KF Trepça '89 FCFotografia e KF Trepça '89 FC

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!