×
  • Sport
  • Sport

    Dzeko, gjithnjë e më afër Interit

    Reporteri
    09 Gusht 2021 | 14:32

    Sulmuesi boshnjak i Romës do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me “Zikaltrit”. Ai shihet si zëvendësues i Romelu Lukakut, i cili mund t’i bashkohet Chelseat.


    Edin Dzeko shumë shpejt do të bëhet futbollist i ri i Interit. Sulmuesi boshnjak do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, deri në vitin 2023. Për momentin është duke u pritur vetëm Roma që ta gjejë një sulmues tjetër për t’u kompletuar transferimi i Dzekos në Milano.

    Veterani i sulmit shihet si zëvendësues i Romelu Lukakut, i cili pritet t’i bashkohet Chelseat gjatë kësaj vere. Ndërsa, me gjasë Lautaro Martinez do të mbetet në Inter edhe pse interesim për të kanë shfaqur klubet angleze.

    Dzeko nga ana e tij ka bërë paraqitje mbresëlënëse gjatë viteve të fundit në futbollin italian. Krahas përfaqeshit boshnjak, Interi ia ka vënë syrin edhe sulmuesit të Manchester Unitedit, Anthony Martial.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!