Lamine Yamal do të rinovojë me Barcelonën. Kjo është ajo që ka thënë agjenti i sulmuesit të talentuar, Jorge Mendes.
“Yamal patjetër do të nënshkruajë një kontratë të re me Barçën, kjo është e garantuar. Sot, ne folëm vetëm për Lamine ai do të qëndrojë me një kontratë të re”, tha Mendes.
Në këto kushte, tifozët katalanas duhet te qëndrojnë të qetë, me Yamal që pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re. Në këtë sezon, ai ka shënuar 5 gola në kampionat dhe ka dhuruar 11 asiste.
Kujtojmë se futbollisti ka një kontratë me Barcelonën, të vlefshme deri me 30 qershor të vitit 2026./vizionplus/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.