×
  • Sport
  • Sport

    E dhimbshme: Boksieri australian humb jetën pas një goditje fatale që e pësoi në stërvitje

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 16:33

    Boksieri australian, Dwight Ritchie, ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare si pasojë e një aksidenti tragjik gjatë stërvitjeve.


    Ai ishte duke bërë sparing me Michael Zerefan kur u rrëzua teksa po shkonte drejt këndit të tij, si pasojë e një goditjeje që e kishte marrë në trup, e cila rezultoi fatale.

    Ish-kampioni i peshave të mesme te lehta ndodhej në Melbourne për t’u përgatitur për duelin ndaj Tommy Browne, të cilin duhej ta zhvillonte më 6 dhjetor, shkruan Telegrafi.

    Lajmin për vdekjen e boksierit e ka konfirmuar promovuesi i tij, Jake Ellis: “Me pikëllim të madh dhe shokim ju njoftoj se boksieri Dwight Ritchie fatkeqësisht ndërroi jetë sot (e shtunë) duke bërë atë që donte”.

    Personalitet nga bota e boksit dhe tifozë të shumtë i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur ngushëllime për vdekjen e Dwight Ritchie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!