Rruga e mërgimit që shumë kosovarë detyrohen ta marrin për shkaqe të ndryshme, përpos që ndan familjarët, po ndan edhe sportistët e rinj nga skuadrat lokale.
Një gjë e tillë ka ndodhur me KF Trepçën dhe dy lojtarët e saj Endi e Ardit Maxhera.
Trepça bëri të ditur se dy lojtarët e saj, që u takojnë grupmoshave U/11 dhe U/15, do ndahen nga klubi meqë do shkojnë për të jetuar në Finlandë.
Ata sot janë përshëndetur me trajnerët dhe shokët e skuadrës, derisa Trepça për të dy djemtë u shpreh se do lënë zbrazëtirë si lojtarë të disiplinuar dhe të përkushtuar dhe u ka uruar shëndet.
Njoftimin e tyre për këtë lajm, klubi e ka mbyllur në mënyrë emocionuese tek shprehen se djemtë filluan të rriten me ngjyrat e tyre por klubi shpreson t’i bëjnë krenarë edhe jashtë vendit.
Njoftimi i plotë:
“KF Trepça mbetet edhe pa dy futbollista.
Deri kur kështu edhe dy të rinj largohen nga shkolla e futbollit KF Trepça, ata dotë shkojnë për të jetuar në Finlandë.
“Sonte edhe dy futbollist të shkollës sonë Endi Dhe Ardit Maxhera (U/11 dhe U/15) u përshëndetën me shokët dhe trenerët e tyre, ata nesër marin rrugën e gurbetit për në shtetin e Finlandës duke e lënë një zbrastirë të madhe si fëmijë të disiplinuar dhe të përkushtuar maksimalisht ndaj lojës së futbollit.Ne i falendrojm prindërit e tyre për besimin që kishin ndaj nesh si shkollë dhe u dëshirojmë fat, shēndet dhe suksese të mëtutjeshme kudo që ndodhen”.
“Ata filluan të rriten me ngjyrat e tyre, por ……. shpresojmê të na bëjnë krenar ”
Rruga e mbarë kampiona ????”