Skena të vështira për t’u parë me sy janë zhvilluar sot në një ndeshje që la të lënduar rëndë kapitenin e Stoke Cityt, Ryan Shawcross.
Kapiteni i Stoke Cityt i cili ishte kolegë edhe me yllin e Liverpoolit, Xherdan Shaqirin, në një përpjekje për ta evituar një korner për ekipin e tij, ka lënduar rëndë këmbën, shkruan Reporteri.net
Stoke City ishte mikpritëse e skuadrës së Leicesterit në një ndeshje miqësore në stadiumin ‘Bet365’ në ndeshjen e fundit përpara fillimit të Championshipit.
Shawcross po përpiqej për ta evituar kornerin me një shtrirje kur zuri keq kyqin e këmbës dhe ngriti menjëherë duart nga agonija e dhimbjes.
Ky është momenti kur Shawcross u lëndua rëndë:
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.