×
  • Sport
  • Sport

    “E kam refuzuar Real Madridin, pasi e dua Juventusin” – Allegri zbulon ofertën nga Los Blancos

    Reporteri
    27 Korrik 2021 | 18:42

    Massimiliano Allegri ka zbuluar se ka refuzuar ofertën e Real Madridin para se të emërohej trajner i Juventusit.


    Trajneri toskan u rikthye te Zonja e Vjetër, pas shkarkimit që i kishte ndodhur në vitin 2019.

    Derisa mbajti konferencën e parë për media, duke u prezantuar edhe zyrtarisht si trajner i Biankonerëve, Allegri ka thënë se ai ka refuzuar Real Madridin.

    “E kam refuzuar Real Madridi që të bëhej trajner i ri, po. Dua t’u them faleminderit për mundësinë, mirëpo e dua Juventusin”, ka thënë trajneri.

    Allegri tashmë ka filluar fazën përgatitore me skuadrën italiane, derisa shpreson që të rikthejë titullin e Serie A sërish ën Torino.

    Juventusi po ashtu konfirmoi se Giorgio Chiellini shumë shpejtë do të rinojë kontratën, derisa po vazhdojnë bisedimet me Paulo Dybalan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!