Interi po planifikon të ringjallë edhe njëherë sulmuesin brazilian, Gabriel Barboza, ose siç njihet ndryshe, Gabigol.
Oferta e radhës për lojtarin ka ardhur nga Dinamo e Moskës që kërkon shërbimet e sulmuesit, kartoni i të cilit është në pronësi të Interit.
Klubi zikaltër mësohet t’u ketë kërkuar rusëve jo më pak se 20 milionë euro për lojtarin.
Një shumë që konsiderohet e lartë nga skuadra e Dinamos së Moskës që është e gatshme të ofrojë deri në 15 milionë euro për brazilianin, i cili kërkon gjithashtu një pagë vjetore prej 4 milionë eurosh në sezon.
Gabigol kërkon të rikthehet edhe njëherë në Europë pas aventurës së fundit në Brazil me Flamengon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.