×
  • Sport
  • Sport

    E konfirmon Chiellini, së shpejti kthehet dhe dëshiron edhe më shumë trofe me Juven

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 17:15

    Giorgio Chiellini po përjeton një nga verat më të bukura të karrierës së tij.


    Triumfi si kapiten në “Euro 2020” ndoshta përfaqësonte pikën më të lartë të arritur në udhëtimin e tij të gjatë si futbollist, por koha e festimeve tashmë ka mbaruar.

    Chiellini zyrtarisht është pa skuadër, por nuk ka dyshim se ai do të jetë përsëri një nga lojtarët kryesorë të Juventusit sezonin e ardhshëm.

    Ai dhe klubi janë të bindur të vazhdojnë sërish së bashku dhe rinovimi i kontratës s’do të vonojë.

    “Më duhen edhe disa ditë pushim për të marrë veten, por të hënën do të jem i lumtur të rinisem përsëri në Torino”, tha ai.

    “Kampion i Evropës? As që e ëndërroja ngritjen e kupës si kapiten i ekipit kombëtar. Ne jemi të kënaqur të luajmë futboll në qytetin tonë, por këtu kemi shkuar përtej ëndrrës më të bukur. Dua të ngre disa kupa të tjera, sepse oreksi vjen duke ngrënë”.

    Edhe presidenti i bardhezinjve, Andrea Agnelli, pak ditë më parë tha se rinovimi i kontratës nuk është problem, çka do të thotë se Chiellini do të vazhdojë të luajë në Torino.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!