×
  • Sport
  • Sport / Foto

    E konfirmon Hajrulla Çeku, punimet në “Fadil Vokrri” po shkojnë drejt fundit

    Reporteri
    15 Qershor 2024 | 13:40

    I pari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka dhënë lajmin e gëzueshëm për futbolldashësit kosovar.

    Përmes një postimi në Facebook, ministri ka konfirmuar se punimet në stadiumin “Fadil Vokrri” po shkojnë drejt fundit.

    Ai tutje shton se qëllim e kanë pasur që punimet të shkojnë mbarë dhe në mënyrë profesionale.

    Postimi i tij:

    🏟️ Punimet në stadiumin “Fadil Vokrri” drejt përfundimit.

    Jemi siguruar që të punohet me intensitet e profesionalizëm të lartë. Fusha hibrid e vendosur është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë.

    🎖️Mirëmbajtja do të bëhet me pajisje të veçanta dhe inovative të cilat janë të dedikuara për fushat hibrid.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!