×
  • Sport
  • Sport

    E konfirmon Lewis: Jemi në bisedime me Tyson për rimetchin

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 12:09

    Ish kampioni i Botës, Lennox Lewis ka pranuar se është duke biseduar me rivalin e vjetër, Mike Tyson për një rimetch.


    Kampioni i peshave të rënda mposhti Tyson me nokaut në raundin e tetë në vitin 2002, duke u shpallur kampion i padiskutueshëm i Botës, transmeton lajmi.net.

    Tyson kompletoi rikthimin në ring në muajin nëntor, ku u nda baras me Roy Jones edhe pse shumica besuan se ai fitoi betejën pas paraqitjes impresionuese.

    Që nga atëherë, Tyson ka folur lidhur me një rimetch ndaj Lewis.

    E së fundmi edhe Lewis ka konfirmuar që janë në bisedime me Tyson, por ende nuk e ka ndarë mendjen.

    “Ende jo, por së shpejti ndoshta. Jemi në bisedime. Nëse publiku dëshiron, atëherë ne do flasim”.

    “Nuk e di çfarë me shtyn të rikthehem në ring tani. Njerëzit do donin ta shihnin betejën, por nuk e di”, u shpreh ai.

    Mbetet të shihet nëse vërtet do realizohet ky rimetch i ‘çmendur’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!