×
  • Sport
  • Sport

    E konfirmon Scaroni nga Milani: Kemi lojtarë të infektuar me coronavirus

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 23:28

    Koronavirusi e ka prekur edhe Milanin.


    Lajmin e ka konfirmuar para pak minutash numri një i klubit, Paolo Scaroni.

    Duke treguar për rastet e reja pozitive me COVID-19, ai foli edhe për Paolo Maldinin dhe djalin e tij, Daniel, të konfirmuarit e parë te klubit me koronavirus.

    “Kemi disa lojtarë të infektuar, por dy Maldinit po bëjnë mirë”, tha ai.

    “Milanello është hapur dhe pothuajse kemi nisur sërish stërvitjet, duke mbajtur natyrisht distancën. Po bëjmë hap para për të rinisur”.

    “Duhet të mësohemi të jetojmë me virusin dhe kjo vlen edhe për futbollin. Nuk është e mundur të mos bëjmë asgjë derisa numri i infektimeve të jetë zero”.

    “Duhet të adaptohemi me formulën e Gjermanisë, ata që janë të sëmurë qëndrojnë në karantinë, të tjerët vazhdojnë para”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!