×
  • Sport
  • Sport

    E konfirmon Seria A: Kampionati pezullohet deri në fund të majit

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 10:09

    Damiano Tommasi sheh kohë shumë më të gjatë se prilli për rinisjen e Serie A, referuar pandemisë koronavirus duke fikur shpresat e tifozëve italianë.


    Presidenti i AIC (Shoqata Italiane e Futbollistëve), duke folur në “Che tempo che fa” të RAI, përpiqet të sqarojë qëndrimin e tij.

    “Në Itali planifikojmë të kthehemi të luajmë më 5 prill, por është qartësisht e pamundur. Shpresa është që të kthehemi të luajmë në maj, ose qershor, nëse do të jetë situata në rregull. Por, qëllimi i parë tani është të qëndrojmë në shtëpi”, tha ai.

    “Kur flasim, duket se ne vetëm duam të mbrojmë shëndetin e sportistëve. Do të doja t’ju kujtoja futbollistët e prekur nga ky virus, ose realitetin e Juventusit, që sot ka 100 njerëz në karantinë. Tani për tani, detyra e lojtarëve është ajo e çdo qytetari tjetër. Kushtëzimi i tyre për të mos lëvizur nga shtëpia është detyrim”, shtoi ai.

    Tommasi, gjithashtu, bën thirrje që të shtyhet “Euro 2020”: “Shpresojmë që UEFA, gjithashtu, do ta mirëkuptojë shtyrjen e Kampionatit Europian. Ajo duhet të ndihmojë ligat për të përfunduar kampionatet e tyre, duke u sjellë si një komunitet europian. Ne jemi një hallkë e zinxhirit dhe problemet e një kampionati zbatohen për të gjithë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!