×
  • Sport
  • Sport

    E konfirmon UEFA, shtyhet ndeshja Kosovë-Izrael

    Reporteri
    12 Tetor 2023 | 10:42

    UEFA ka konfirmuar zyrtarisht se është shtyrë ndeshja mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

    Kosova pritej të luante ndaj Izraelit të dielën në ndeshjen e vlefshme për Grupin I, por shkaku i luftimeve mes izraelitëve dhe palestinezëve ndeshja u vu në rrezik.

    Megjithatë, tani ka ardhur konfirmimi nga UEFA se ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit e planifikuar të luhej në Prishtinë, është shtyrë zyrtarisht.

    Është vetë UEFA që ka njoftuar diçka të tillë me anë të faqe zyrtare.

    “Ndeshja kualifikuese e Euro 2024 ndërmjet Kosovës dhe Izraelit e planifikuar për 15 tetor është shtyrë”.

    “Një datë e re për ndeshjet do të shpallet në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!